E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

VIDEO / Policët i marrin frymën Nallbatit, deputeti i Berishës: O ju q*** motrat, merr kallashin o…

Protesta e opozitës pasditen e djeshme nisi me përplasje dhe tensione mes protestuesve dhe policisë, ndërsa nuk mungoi dhe fjalori i pahijshëm i përdorur nga deputetët e PD-së.

Ka qenë deputeti demokrat Bledjon Nallbati i cili i është drejtuar efektivit të policisë me një fjalor jo të përshtatshëm për një politikan i cili është zgjedhur nga shqiptarët për t’i përfaqësuar në mënyrë dinjitoze dhe qytetare në Parlamentin e Shqipërisë.

Në video, Nallbati dëgjohet teksa i thotë efektivit: “O të q**** robt! Hajde hajde se flasim”.

Më pas i therret dikujt duke u shtirur sikur jane te armatosur: “Merr kallashin o X, merr kallashin”.

Pa fjalime e pankarta dhe më një numër të paktë pjesëmarrësish, për më shumë se një orë, ‘mosbindja civile’ siç e cilëson opozita qëndroi pa asnjë aksion, duke shfaqur tendencën për të kapur medoemos 3 orë bllokim saç kishin marrë leje në polici.

/a.r

“O të q***** r****”, momenti kur Bledjon Nallbati “lëshon” gojën ndaj efektivit të policisë

Lexo lajmin e plotë: https://t.co/4ne0DFLluk pic.twitter.com/xz4LNCnfYn

— Gazeta Tema (@GazetaTema) November 27, 2024

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›