VIDEO / Probleme shëndetësore për një tifoz, ndërpritet Skënderbeu-Lushnja

Ndeshja e Kategorisë së Parë mes Skënderbeut dhe Lushnjës është ndërprerë për disa minuta.
Arsyeja ishte gjendja shëndetësore e një tifozi, i cili u ndje keq në shkallët e stadiumit.
Ekipet mjekësore ndërhynë menjëherë për t’i dhënë atij ndihmën e parë dhe e transportuan me urgjencë për në spital.