E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

VIDEO / Protesta para Bashkisë acaron qytetarët, shoferi përplaset me militantët e Berishës dhe Metës

Protesta e radhës e opozitës para Bashkisë së Tiranës është shoqëruar me tensione mes mbështetësve të opozitës dhe disa qytetarëve.

Shkak për këtë është bërë përpjekja e protestuesve të Sali Berishës dhe Ilir Metës për të bllokuar rrugën.

Një prej drejtuesve ka dalë nga makina dhe ka debatuar me protestuesit. “O zotëri, kam kalamajtë në shkollë. A ka mundësi të kalojmë ne dhe vazhdoni pastaj”, dëgjohet të thotë ai.

Ndërhyrja e efektivëve të policisë ka bërë që debati të mos përshkallëzohet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›