E Enjte, 5 Nëntor 2026

VIDEO / “Rritet bar e trëndelinë…”, Ramën e presin me këngë labe në ceremoninë për Tunelin e Llogarasë

Tuneli i Llogorasë u hap për qarkullimin e mjeteve këtë paradite.

Me një ceremoni festive me këngë e valle, tuneli 5.9 metra i gjatë u përshkua nga mjetet e para që udhëtojnë drejt jugut.

Tuneli lidhet edhe me rrugën e re Orikum-Dukat, duke mundësuar që infrastruktura drejt jugut të vendit të shkurtojë distancën në pritje të shifrave rekord nga turizmi gjatë këtij viti.

Hapja e tunelit do të bëhet me faza fillimisht për makinat e pasagjerëve dhe autobusët, dhe jo për ato me tonazh të rëndë. Tuneli i Llogorasë nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës me një projekt prej 139.6 milion euro.

/a.r

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›