E Enjte, 5 Nëntor 2026

VIDEO / Skandal në fushën e blertë, presidenti i Fenerbahçe goditet me shishe në fytyrë

Një tjetër episod dhune është regjistruar në Superligën turke. Presidenti i Fenerbaçes u sulmua gjatë ndeshjes ne Goztepe.

Një video që u bë shpejt virale tregon momentin kur numri një i Fenerbahce u fut në fushë për të qetësuar situatën mes dy tifozerive, por papritur u shty nga një person dhe më pas u godit me shishe uji në fytyrë nga tifozëria kundërshtare.

U desh ndërhyrja e forcave të sigurisë që situata të normalizohej disi dhe ndeshja të vijonte. Pas takimit, dy ekipet ndanë pikët me njëra-tjetrën, pasi 90 minuta u mbyllën me rezultatin e barabarta 2-2.

/a.r

#GÖZvFB #alikoc pic.twitter.com/azHDZD71qE

— Emre İpek (@emreipek35) August 17, 2024

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›