E Hënë, 2 Nëntor 2026

VIDEO- Trafikonte 3 kg lëndë të dyshuar narkotike, policia e Korçës prangos një 32- vjeçar

Përpjekja për të trafikuar 3 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike ka çuar në prangat e policisë së Korçës një 32- vjeçar. Ai u kap nga shërbimet e policisë me 3 kilogramë kanabis.

Sipas policisë, sasia e kanabisit u zbulua gjatë kontrollit të bërë në mjetin e tij, ku u konstatua se lënda narkotike ishte fshehur në motorin e mjetit me të cilin udhëtonte, mbështjell në 4 qese plastike. Lënda narkotike kishte si  qëllim shitjen.

“Në kuadër të  operacionit të  koduar “Aksi”, policia bënë me dije se në pranga ra një 32- vjeçar me inicialet S. S, banues në fshatin Cangonj. Ky shtetas u kap në aksin “Bilisht -Korçë”, duke transportuar me automjetin e tij 4 qese me kanabis (3 kilogramë) të cilat i kishte fshehur në pjesën e motorit të automjetit”, njofton policia.

Sipas uniformave blu të Korçës, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të  Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›