VIDEO/ 27 të arrestuar nga operacioni antidrogë në Tiranë, dalin pamjet e aksionit

Publikohen pamjet e aksionit antidrogë në Tiranë. Nga aksioni u arrestuan 27 shpërndarës droge.
Hetimet kanë zgjatur prej fillimit të vitit 2025 ku janë aplikuar metoda speciale të hetimit dhe është dokumentuar veprimtaria kriminale e shpërndarjes së lëndëve narkotike në zona të ndryshme të Tiranës.
Gjatë këtij procedimi, në faza të ndryshme janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
* 3.4 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë.
* 150 doza lëndë e dyshuar narkotike Heroinë.
* 500 doza ekstazi.
* 12 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
* 26 telefona celular të markave të ndryshme.
* 10 automjete të markave të ndryshme. Nga veprimet hetimore rezulton se këta shtetas shpërndanin lëndën narkotike në lagje, lokale e në afërsi të shkollave në qytetin e Tiranës.