E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

VIDEO/ Agjentët e BKH aksion në Elbasan. Kontrolle në biznese, dyshohen se kanë lidhje me grupin e Suel Çelës

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë ushtruar kontrolle në zyrat qendrore të një biznesi në Elbasan, i cili operon në fushën e ndërtimit.

Mësohet se kontrollet po ushtrohen në biznese që lidhen me grupin e Suel Çelës dhe kryhen në kuadër të hetimeve që po kryhen në disa bashki të Qarkut të Elbasanit, e që dyshohet se kanë dhënë tenderë të paligjshëm ndaj kompanive të ndryshme.

Në zyrat e biznesit ku u ushtruan kontrolle, agjentët e BKH-së kanë sekuestruar celularët e punonjësve, kompjuterë, aparate celulare të biznesit sepse dyshohet se ky biznes ka përfituar tenderë të shumtë në mënyrë të paligjshme nga disa bashki të Qarkut të Elbasanit.

/ abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›