E Enjte, 5 Nëntor 2026

VIDEO/ Aksi Thumanë-Kashar, Rama ndan pamjet: Gati më 30 qershor për qarkullimin e automjeteve

Aksi rrugor Thumanë-Kashar me një gjatësi prej 21 kilometrash duket se është drejt përfundmit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ky segment, punimet në të cilën janë përqëndruar në 5 kilometrat e fundit.

Rama theksoi se, kantieri Thumanë – Kashar, një nga segmentet më të rëndësishme të Korridorit Blu, ku po punohet për finalizimin e këtij projekti që në 30 qershor do të jetë gati për qarkullimin e automjeteve duke lehtësuar ndjeshëm lëvizjen dhe përmirësuar parametrat e sigurisë rrugore.

Ky aks përmban disa vepra arti, 11 ura, 105 tombino, 6 mbikalime dhe 6 nënkalime, si dhe ndërtimin e dy nyjeve të mëdha me dalje në aeroportin e Rinasit dhe nyjën e Kasharit ku bëhet edhe lidhja me aksion rrugor Tiranë-Durrës./m.j

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›