VIDEO/ Aksident me dy të plagosur, makinat përplasen në rrugën kombëtare Fieri-Patos

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në rrugën kombëtare Fier–Patos, mesditën e kësaj të diele.
Dy automjete janë përplasur e njëri prej tyre ka përfunduar në kanal.
Fatmirësisht personat e plagour ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po marrin shërbimin e nevojshëm mjekësor në urgjencën e spitalit rajonal të Fierit.
Autoritetet ende nuk kanë dhënë më shumë detaje mbi rrethanat e aksidentit./vizionplus.tv