VIDEO/ Aksident në Divjakë, makina përplaset me motorin, pamje nga vendngjarja

Një aksident ka ndodhur këtë të premte në Divjakë. Mësohet se në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motor.
Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar shtetasi 78-vjeç i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Siç shihet edhe nga pamjet, në zonë ndodhet edhe policia.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./abcnews.al