E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Aksident në Fier, moloçikleta përplaset me “Benz-in”, 65-vjeçari plagoset rëndë

Një aksident ka ndodhur në qendër të fshatit Fiershegan. Një motoçikletë është përplasur me një mjet tip benz.

I dëmtuar rëndë drejtuesi i motoçikletës një 65-vjeçar nga fshati Toshkëz është transportuar me urgjencë për në spitalin e Lushnjes nga ambulanca. Policia rrugore në vendngjarje  ndërsa pritet  grupi hetimor për ekspertizë dhe për të dokumentuar ngjarjen.

Sipas të dhënave të para dyshohet se mjeti tip Benz i ka prerë rrugën motoçikletës. I dëmtuari kishte vënë kaskën mbrojtëse çka e ka ruajtur nga përplasja e fortë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›