E Hënë, 2 Nëntor 2026

VIDEO/ Aksident në Lezhë-Milot, dy të plagosur

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në afërsi të kryqëzimit të Gajushit, në superstradën Lezhë-Milot.

Si pasojë, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Lezhës.

Në këtë aksident janë përplasur një mjet me targa angleze që drejtohej nga shtetasi Gj. Sh. dhe një mjet që drejtohej nga shtetasi R. P. Nga përplasja janë plagosur shtetasja Xh. Sh. dhe shtetasi M. T., dhe fatmirësisht, pas ndihmës mjekësore, ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat e para, shkak për këtë aksident ka qenë goditja që ka marrë nga pas mjeti që doli në anë të rrugës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›