E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

VIDEO/ Aksident në aksin Fier-Levan, raportohet për dy të lënduar

Një aksident ka ndodhur në aksin Fier- Levan, pranë vendit të quajtur “Qafa e Koshovicës” .

Mësohet se dy automjete tip” Volsvagen” dhe tip “Opel” janë përplasur me njëra – tjetrën  dhe si pasojë e goditjes së fortë mjeti tip “ Opel” ka dalë nga rruga duke u përplasur me shtyllën elektrike dhe një pemë e cila është rrëzuar.

Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca e cila ka transportuar dy të lënduar drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e dinamikës së këtij aksidenti.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›