E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Aksident në aksin Fushë Krujë-Tiranë, 3 të lënduar

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë pranë zonës së Niklës, në aksin Fushë Krujë–Tiranë, ku janë përfshirë tre automjete.

Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit mund të jetë ndërprerja e rrugës nga automjetet në kryqëzim, por rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë konfirmuar.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e shkaqeve dhe dinamikës së aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›