E Premte, 6 Nëntor 2026

VIDEO/ Aksident në aksin “Korçë-Pogradec”, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur në aksin “Korçë-Pogradec”. Një 48-vjeçar duke drejtuar automjetin tip “BMË”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë dëmtuar dy persona. Të lënduarit cilët po marrin mjekim në spitalin e Pogradecit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›