E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Aksident në aksin Pogradec-Lin, përplasen “kokë më kokë” dy automjete! Një person i plagosur dërgohet në spital

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në aksin Pogradec-Lin, në afërsi të fshatit Piskupat (9 tetor).

Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i lënduar dhe është transportuar në Spitalin e Pogradecit për të marrë ndihmën mjekësore.

Sipas të dhënave paraprake, i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›