E Enjte, 5 Nëntor 2026

VIDEO/ Aksident në autostradën Levan -Vlorë, makina del nga rruga, plagoset shoferi

Aksident në Vlorë- Një automjeti tip “Reno Megane” ka dalë nga rruga në autostradën Levan – Vlorë në afërsi të Novoselës.

Mjeti ka goditur trafikndarësen dhe më pas ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në pjesën anësore të saj.

Si pasojë e aksidentit është lënduar drejtuesi i mjetit i cili është transportuar me urgjencë në spital. Ndërsa raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›