E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, plagoset rëndë drejtuesi i një mjeti bujqësor

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në afërsi të rrethrrotullimit të Çermës, në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë.

Sipas informacioneve paraprake, një furgon mallrash ka përplasur nga pas një mjet bujqësor që drejtohej nga shtetasi Ajet Kullolli, 50 vjeç.

Si pasojë e përplasjes së fortë, 50-vjeçari ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore dhe ekspertët, të cilët po punojnë për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›