E Hënë, 2 Nëntor 2026

VIDEO/ Aksident në rrugën Fier-Seman, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur në rrugën Fier-Seman në afërsi të fshatit Fermë Clirim. Mësohet se një automjet tip “Benz” dhe një karrocë janë përplasur. Aksidenti ndodhi teksa mjeti tip “Benz” që lëvizte  në drejtim të Fierit ka goditur nga pas karrocën duke e hedhur në kanalin anës rrugës se bashku me drejtuesin e saj dhe kafshën që tërhiqte karrocën.

Nga përplasja është plagosur drejtuesi i karrocës. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë mungesa e sinjalistikës ndriçuese të karrocës  dhe e ndriçimit  në rrugë.

Policia është në vendngjarje dhe heton rrethanat e aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›