E Martë, 3 Nëntor 2026

VIDEO/ Aksident tragjik në Londër, humbin jetën tre 20-vjeçarë

Tre të rinj kanë humbur jetën dhe një ka mbetur i plagosur rëndë pas një përplasjeje “të tmerrshme” në Londrën Veriore. Ngjarja ndodhi në parkun Staples Corner mbrëmë (të dielën, 14 prill).

Në makinë ndodheshin pesë pasagjerë dhe dy janë në spital. Policia u lajmërua në orën 23:26 për një incident në trafikun rrugor.

Tre viktimat ishin rreth të 20-ave.

Dy persona të tjerë janë dërguar në spital, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Policia po heton për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›