E Martë, 3 Nëntor 2026

VIDEO/ Aksidenti me 8 viktima në Këlcyrë, mjeti po ndiqej nga policia kur humbi kontrollin

Një aksident i rëndë ndodhi në Këlcyrë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Një automjet tip “Benz” doli nga rruga dhe si pasojë humbën jetën 8 persona, mes tyre 7 emigrantë.

Mjeti drejtohej nga një person nga Shkodra dhe në momentin kur humbi kontrollin dhe përfundoi në lumin Vjosë, po ndiqej nga policia.

Mjeti me 7 emigrantë të paligjshëm nga vendet e botës së tretë, ishte identifikuar nga policia ndërsa ikte në drejtim të Këlcyrës dhe u kthye nga rruga. Viktimat mësohet se ishin të gjithë meshkuj, ndërsa mjeti ishte marrë me qira. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›