E Enjte, 5 Nëntor 2026

VIDEO/ Atentati me armë zjarri në lokalin e një shqiptari në Bruksel: Autori eci drejt dhe u kthye me shpejtësi për të qëlluar

Një 44-vjeçar është qëlluar me armë zjarri në trotuarin e një kafeneje në pronësi të një shqiptari mbrëmjen e djeshme (28 prill) në Bruksel rreth orës 22:30.

Mediat e huaja bëjnë me dije se në policia ka gjetur një person të plagosur me armë zjarri kur ka mbërritur në zonën e njohur në rrugën Joseph Brand.

Në videon e publikuar, shihet momenti i atentatit me armë zjarri kur një person me kapuç ka ecur në trotuarin para kafenesë dhe papritmas ka nxjerrë armën nga dora duke qëlluar disa herë ndaj shënjestrës, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.

I plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë për jetën ndërsa ende nuk dihet nëse është shtetas shqiptar./m.j

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›