E Hënë, 2 Nëntor 2026

VIDEO/ Atentati me një viktimë në Rinas, gjendet një makinë e djegur në Krujë, policia rrethon zonën

Një makinë e djegur është gjetur në fshatin Halil të Krujës, rreth 3 km larg rrugës nacionale. Sipas informacioneve dyshohet se është përdorur nga autorë të përfshirë në atentatin në Rinas.

Atentati ndodhi në aeroportin e Rinasit ku drejt një automjeti u qëllua me breshëri plumbash.

Gilmando Dani humbi jetën dhe u plagos Muçi Shaljani (Sheqeri).  Viktima Gilmando Dani, njihet edhe si krahu i djathtë i Emiliano Shullazit.

Ndërsa i  plagosuri është transportuar në gjendje të rëndë te Trauma.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›