VIDEO/ Avioni bie në një autostradë në Itali, vdesin dy persona

Një aksident tragjik ajror ka ndodhur rreth orës 13:00 në zonën “Corda Molle”, mes Flero dhe Travagliato, në provincën e Brescias, Itali.
Një avion është rrëzuar në rrugën provinciale, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të dy personave që ndodheshin në bord.
Viktimat janë identifikuar si Sergio Ravaglia, një avokat 75-vjeçar nga Milano, dhe partnerja e tij, Maria De Stefano, 60 vjeç.
Sipas mediave të huaja, avioni u përfshi nga flakët pas përplasjes dhe trupat e çiftit janë gjetur të karbonizuar.
Freccia është një avion ultra i lehtë, me gjatësi rreth 7 metra dhe hapje krahësh 9 metra, me kapacitet për të arritur një shpejtësi lundrimi deri në 250 km/orë.
Il video dell’ultraleggero che martedì mattina è precipitato su una delle due carreggiate del raccordo autostradale #CordaMolle in provincia di #Brescia.#aircrash pic.twitter.com/9pI6R1ezUq
— Fabrizio Hennig (@FabrizioHennig) July 23, 2025
/vizionplus.tv