E Hënë, 2 Nëntor 2026

VIDEO/ Batuta me kryeministrin e Malit të Zi, Rama: Në rast se BE do të dështojë, Podgorica do të jetë Brukseli i ri

Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer batuat në panelin e përbashkët me homologun e Malit të Zi Milojko Spajiç në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara Arabe. 

Rama tha se në rast dështimi të Bashkimit Evropian, Podgorica do të jetë Brukseli i ri. 

“Në rast se larg qoftë BE do të dështojë, Brukseli i ri do të jetë Podgorica. Prandaj jemi kaq të ngushtë, për 500 mln njerëz Podgorica do të jetë kryeqyteti me Malin e Zi në qendër”, tha kryeministri Rama. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›