VIDEO/ Berisha ngjitet në podium, militantët hedhin mjete piroteknike drejt Kryeministrisë, lëndohet një efektiv

Kreu i PD Sali Berisha është ngjitur në podium, për të mbajtur fjalën e tij përpara mbështetësve të Partisë Demokratike.
Në momentin që Berisha është ngjitur në podium, protestuesit kanë hedhur kapsolle dhe tymuese drejt Kryeministrisë.
Kapsollet ranë mbi kordonin e policisë, që po mbron godinën e Kryeministrisë. Si pasojë, një efektiv u lëndua.
Opozita sot ka zhvilluar një tjetër protestë kombëtare, afër 100 ditë përpara zgjedhjeve.