E Hënë, 2 Nëntor 2026

VIDEO/ Brenda banesës gati të rrënuar ku u fshehën dy të akuzuarit për terrorizëm në Orosh. Armët u mbajtën në ndërtesën në pronësi të..

Pamjet që shihni tregojnë banesën në Orosh të Fushë-Arrëzit, ku dy të rinj u ngujuan për disa orë brenda dhe u përplasën me armë me policinë. 

Erzen Uka dhe Julian Cumraku u ngujuan në një banesë dhe u desh negociimi i një prej vëllezërve, për disa orë që të dorëzoheshin. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga BalkanWeb, dy të rinjtë për gati 2 muaj kanë jetuar mes skamjes në banesën gati të rrënuar, që thuhet se ishte e gjyshit të Ukës. 

Brenda banesës u gjet arsenal armësh, si dhe një flamur i ISIS i varur në mur, ndërsa të dy të rinjtë akuzohen për terrorizëm. 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›