VIDEO/ Burri nga Kosova thyen një tjetër rekord Guinness në Pogradec, heq bluzat duke mbajtur topin me kokë

Kosovari Agim Agushi thyen edhe njëherë tjetër rekordin Guinness. Kësaj radhe Agushi kishte zgjedhur qytetin e Pogradecit për thyerjen e rekordit të radhës së heqjes së bluzave, për gjatë mbajtjes së topit me kokë.
Pas thyerjes së rekordit, kosovari Agim Agushi nuk ka fshehur emocionet e këtij momenti për faktin se e ka patur dëshirë të hershme certifikimin e këtij rekordi me logon e Pogradecit.
Pas 14 rekordeve të thyera në shumë qytete europiane, Agushi ka siguruar se do të vijojë të thyejë rekorde të kësaj gare edhe në qytete të tjera të vendit.
Rekordi i mëparshëm ishte heqja e 25 bluzave, rekord që mbahej nga kosovari dhe një polak. Rekordi i ri është 26 bluza të hequra./vizionplus.tv