E Martë, 3 Nëntor 2026

VIDEO/ Dalin pamjet e reja nga sulmi në Moskë, momenti tragjik i masakrës me 135 viktima

Videoja e publikuar nga grupi xhihadist i Shtetit Islamik përmes platformës Telegram nga sulmi terrorist në sallën e koncerteve Crocus City Hall në Krasnogorsk afër Moskës konsiderohet autentike dhe tregon tmerrin e përjetuar nga qindra njerëz që arritën t’i shpëtojnë njerëzve të armatosur.

Videoja 1 minutë e 31 sekonda kap imazhe tronditëse të momentit kur persona të armatosur hapën zjarr pa dallim brenda ndërtesës së qytetit Crocus të Krasnogorsk, duke shkaktuar një tragjedi.

????????????#BREAKING: ISIS have posted footage from the terrorist attacks in Moscow.

The full video is very graphic, shows people being shot and a man getting his throat slit, I’ve removed those parts.

These terrorist bastards deserve the most painful torture possible… pic.twitter.com/zzId9XHB2r

— Censored Men (@CensoredMen) March 23, 2024

Në video shihet një nga automatikët e markës kallashnikov, me dorezë në pjesën e sipërme, e cila ka një ngjyrë fluoreshente karakteristie.

ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin, ndërsa ka postuar edhe një foto të autorëve të masakrës, megjithatë presidenti rus, Vladimir Putin, në fjalimin e tij të djeshëm, foli për lidhjen e të armatosurve me palën ukrainase.

Të paktën 135 njerëz u vranë dhe dhjetëra u plagosën në një nga sulmet terroriste më vdekjeprurëse në vitet e fundit në Rusi. /vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›