E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Dëborë në pranverë në Korçë, zbardhet aksi Boboshticë–Dardhë

Reshje dëbore janë regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në qarkun e Korçës, konkretisht në segmentin rrugor Boboshticë–Dardhë.

Pavarësisht se vendi ka hyrë tashmë në stinën e pranverës, në zonën e Dardhës janë shënuar reshje me intensitet të ulët gjatë orëve të para të mëngjesit.

Firma kontraktore ka zbritur në terren për të ndërhyrë me pastrimin e rrugës dhe kriposjen, me qëllim garantimin e qarkullimit të sigurt për drejtuesit e mjeteve.

Sipas informacioneve, reshje dëbore nuk janë regjistruar në zona të tjera të qarkut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›