E Hënë, 2 Nëntor 2026

VIDEO/ Do të dëshmojnë në procesin ndaj Artan Tafanit, paraqiten në GJKKO Bashkim Rajku dhe vajza e tij

Është paraqitur në Gjykatën e Posaçme, Bashkim Rajku, babai i reperit Rigels Rajkut,  “Noizy” dhe vajza e tij.

ABC News mëson se Bashkim Rajku dhe vajza e tij, do të dëshmojnë në procesin ndaj Artan Tafanit dhe të tjerëve.

Kujtojmë se rreth 100 gr tritol shpërtheu në biznesin e Noizy në qershor të vitit 2022. Dëmet materiale në dyqanin e veshjeve dhe lokalin që ndodhen në katin e parë e të dytë të një pallati pranë zonës bregdetare të Durrësit ishin të mëdha.

Lënda plasëse ishte vendosur në murin e jashtëm të biznesit dhe ishte ndezur me fitil përcjellës.

I penduari i drejtësisë, Artan Tafani tha për SPAK së tritoli ishte vendosur me urdhër të Laert Haxhiut si për përgjigje për dhunimin e shokut të tij, Kleviol Ahmeti nga shokët e Noizyt.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›