E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Dy persona shpëtohen të gjallë në Nepal, nëntë ditë pas përmbytjeve

Dy persona janë nxjerrë të gjallë nga tuneli i Projektit Hidroenergjetik Trishuli 3A në Nepal, nëntë ditë pasi një përmbytje e menjëhershme goditi zonën, duke shkaktuar mbi 1,200 viktima.

Ekipet e shpëtimit vijojnë operacionet në përpjekje për të nxjerrë edhe persona të tjerë që dyshohet se kanë mbetur të bllokuar brenda tunelit.

#WATCH | Nepal | Rescue workers rescue one person from inside the tunnel of the Trishuli 3A hydel project

Video source: Secretariat of the Ministry of Energy, Water Resources and Irrigation, Govt of Nepal pic.twitter.com/tNZTMoWgIp

— ANI (@ANI) September 4, 2026

Suresh Raut, zyrtar i lartë i Autoritetit të Energjisë Elektrike të Nepalit, i cili ndodhet në vendngjarje, konfirmoi për BBC se një nga personat e shpëtuar po merr oksigjen nga ekipet mjekësore.

Autoritetet e kanë identifikuar personin e shpëtuar si Sanjaya Shah. Operacioni i kërkim-shpëtimit po vijon, ndërsa ekipet po punojnë për të përcaktuar nëse ka ende të mbijetuar të tjerë brenda tunelit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›