VIDEO/ E pazakontë! Grabit argjendarinë dhe largohet me gomar

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kayseri të Turqisë.
Një 26-vjeçar, pasi ka prishur me anë të një piruni hyrjen e argjendarie, ka arritur të grabisë 150 gram flori.
Më pas, i hipën gomarit dhe largohet për tu arrestuar pas disa orësh nga policia.
“Isha i dehur. Doja të blija përsëri alkool. Meqë dyqani i pijeve ishte i mbyllur, nuk munda të blej. Gjatë rrugës pashë një forklift. Kabllot pranë timonit ishin të hapura. I bashkova kabllot dhe e ndeza. U ngjita në forklift për të shkuar në një tjetër dyqan pijesh për të blerë alkool. Pashë lokalin në fjalë. M’u kujtuan vështirësitë e mia financiare. Me forklift ngrita qepenin dhe hyra brenda në dyqan”, tha ai para policisë.