E Martë, 3 Nëntor 2026

VIDEO/ E pazakontë, qindra peshq të ngrodhur dalin në breg të liqenit

Një situatë e rëndë është regjistruar prej tri ditësh në liqenin e fshatit Bestrovë. Qindra peshq të ngordhur kanë dalë në  breg të  liqenit ndërsa konstatimi ka ardhur nga vetë banorët.

Dyshimet e para lidhen me një kontaminim të gjithë sipërfaqes së  liqenit duke krijuar një situatë tejet të rënduar në zonë. Jashtë kamerave banorët e fshatit shprehen se në  liqen mund të jenë  hedhur lëndë toksike  dhe mbetje të  ndryshme duke sjellë  edhe ngordhjen në masë të  peshqve.

Sipas banorëve  janë parë  persona të ndryshëm  kryesisht gjatë natës që  peshkojnë në këtë  liqen dhe mund të kenë shkaktuar ndotjen.

Shqetësimi qëndron edhe në faktin se  aty pijnë ujë dhe bagëtitë çka mund ti  rrezikojë edhe ato.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›