E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Emocionuese në sallë, pacientja këndon gjatë operacionit për heqjen e tumorit në gji

Një episod i veçantë ka ndodhur në Policlinikun Federico II në Napoli, ku një paciente ka filluar të këndojë këngën e njohur të Vasco Rossi, “Vita Spericolata”, gjatë një operacioni për heqjen e një tumori të gjirit. Operacioni u krye nga ekipi mjekësor i Breast Unit të Azienda Universitaria, nën drejtimin e onkologut Tommaso Pellegrino.

“Në sallën e operacionit mund të ndodhin gjëra të jashtëzakonshme” shkruan Pellegrino. “Gjatë një ndërhyrjeje për heqjen e një tumori të gjirit, një paciente filloi të këndojë. Muzika ka një efekt të fuqishëm qetësues, ndihmon në reduktimin e ankthit, relakson dhe krijon një klimë besimi.”

“Ne vendosim muzikë gjatë operacioneve sepse pacientet janë zgjuar dhe të vetëdijshme. Mendoj se muzika është e domosdoshme për të lehtësuar ankthin në vende si salla e operacionit, ku kryhet kimioterapia ose shërbime të tjera shëndetësore.”

View this post on Instagram

A post shared by la Repubblica (@larepubblica)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›