E Hënë, 2 Nëntor 2026

VIDEO/ Era e fortë përmbys kamionin në Milot

Era e fortë përmbys kamionin në urën e Milotit. Dita e sotme, është shoqëruar nga erëra të forta në Lezhë.

Si pasojë e kësaj situate, një kamion është përmbysur në superstradën Lezhë – Laç, pranë urës së Milotit.

Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Kamioni me drejtues Burim Kuci me drejtim lëvizje nga Miloti për në Lezhë ishte i ngarkuar me polisterol.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›