E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Erë e fortë në Korçë, rimorkio shkëputet nga kamioni dhe bllokon rrugën

KORÇË- Ngjarja ka ndodhur pak më parë në afërsi të fshatit Belorta në rrugën nacionale Korçë-Bilisht, ku sipas informacioneve rimorkio e kamionit është shkëputur nga era e fortë dhe ka goditur një mjet tjetër në rrugë.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale ndërsa mësohet se nga ana e policisë po ndërhyhet për normalizimin e situatës.

Drejt vendngjarjes po shkojnë edhe forcat zjarrfikëse të cilat do të bëjnë të mundur heqjen e rimorkios nga rruga/abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›