E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

VIDEO/ Festoi 30-vjetorin e lindjes në Maldive, modelja nuk i lë vend imagjinatës

Përvjetorin e 30-të të ditëlindjes së saj modelja Bianca Censori vendosi ta festonte në Maldive. E çfarë mund të ishte organizuar tjetër për gruan e reperit amerikan Kany West, përveçse një festë madhështore.

Nga fotot e shpërndara nga motra e saj, Bianca Censori dhe 47-vjeçari Kany West duken më të dashuruar se kurrë. Teksa nuk kanë munguar puthjet pasionante mes çiftit.

Festa e saj mund të ishte madhështore, por gjithsesi ajo nuk tërhoqi aq shumë vëmendje sa veshja e modeles.

Bianca Censori duket se kaloi çdo kufi, me veshjen e saj. Me një set të zi, që i tregonte në mënyrë të përsosur format e trupit dhe me dekoltenë e hapur që ekspozonte gjoksin e saj, modelja “pushtoi” rrjetin dhe u bë kryefjalë e lajmeve rozë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›