E Enjte, 5 Nëntor 2026

VIDEO/ Flakët përfshinë pallatin në Lezhë, banorët në panik dalin jashtë, ndërhyjnë zjarrfikësit

Një pallat 10 katësh është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë.

Mësohet se zjarri u shkaktua në kabinën elektrike që ndodhet në katin përdhese të pallatit. Si pasojë e flakëve i gjithë pallati u mbulua me tym, ndërsa banorët arritën të dilni jashtë. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga ABC News zjarrfikësit kanë ndërhyrë dhe kanë mundur të shuajnë flakët. Por nga prezenca e lartë e tymit, banorëve u është kërkuar që të qëndrojnë jashtë për momentin.

Sakaq raportohet për dëme, dhe fatmirësisht për asnjë banorë të lënduar.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›