E Enjte, 5 Nëntor 2026

VIDEO/ Florida, shpërthen varka, një viktimë dhe disa të plagosur

Një shpërthim me pasoja tragjike ka ndodhur pasditen e së hënës në Florida në SHBA.

Në momentin kur ka ndodhur ngjarja një varkë e vogël në marinën e Fort Lauderdale, po furnizohej me karburant. Si pasojë e shpërthimit një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur. Pamjet u transmetuan fillimisht nga NBC 6 dhe më pas edhe në platformën X, ku duket edhe shpërthimi i fortë.

Dëshmitarët okularë, të cilët ishin në një restorant aty pranë, raportuan se kishin parë varkën duke u furnizuar me karburant përpara shpërthimit. Po ashtu gjatë incidentit, një varkë e dytë më e vogël shpërtheu në flakë, duke shtuar më tej panikun.

Boat explosion and fire occurred at a Fort Lauderdale marina around 5:55 PM. Several people were injured.

Footage is courtesy of EarthCam. pic.twitter.com/ZbvUKqhymJ

— David Vergel (@DavidVergel97) December 24, 2024

/abcnews.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›