E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

VIDEO/ “Fundosi” Laert Haxhinë, pamjet e arrestimit të Artan Tafanit

Policia shperndau pamjet e arrestimit të Artan Tafanit, i cili pritet të fitojë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë pasi me dëshminë e tij fundosi bandën kriminale të Laert Haxhisë.

Ai ishte shpallur në kërkim për grabitjen me armë zjarri të 30 mijë eurove në pikën e këmbimit të parave në Astir ka pranuar që të rrëfejë të paktën 19 krime, në mesin e tyre 6 vrasje brutale të kryera nga ky grup që funksiononte si vrasës me pagesë.

Në momenti ne arrestimit në banesën ku 39-vjeçari fshihej prej disa kohësh, policia ka arritur që të gjejë edhe armë zjarri, të llojit pistoletë e cila ishte me fishek në fole.

Dëshmia e Tafanit hodhi dritë në 6 vrasje të ndodhura gjatë viteve të fundit. Shkak i vrasjeve ishte hakmarrja, prishja e pazareve, por disa ishin edhe porosi nga persona të tjerë. Pikërishit prokuroria e Elbasanit dhe policia po hetojne për të zbuluar personat që kanë porositur krimet.

12 persona u arrestuan ndërkohë në kërkim u shpallën 4 të tjerë të akuzuar për vrasje, shpërthime tritoli grabitje dhe krime të tjera të rënda.

Laert Haxhiu aktualisht ndodhet i arrestuar në Greqi. Policia u ka dërguar homologëve kërkesën për ekstradim duke u përshkruar provat dhe faktet që rëndojnë ndaj tij.Ndërkohë agjentët po hetojnë për të parë nëse ky grup kriminal është i përfshirë edhe në ngjarje të tjera të pazbardhura deri më tani.

Pritet që të shtunën në orën 10 të mëngjesit, të arrestuarit të njihen me masën e sigurisë nga Gjykata e Elbasanit, ndërsa prokuroria e përfaqësuar nga Kreshnik Ajazi kërkon që të 12 të prangosurit të qëndrojnë në qeli.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›