VIDEO/ “Hiqe kameran ooo!”, i dënuar me burgim të përjetshëm, momenti kur Laert Haxhiu mbërrin në Shqipëri

Ky është momenti kur i shumëkërkuari Laert Haxhiu ka mbërritur në vendin tonë nën masa të rrepta sigurie nga forcat speciale greke dhe ato shqiptare, RENEA.
Në një moment, teksa është i ulur në furgonin e blinduar të RENEA-s dhe me pranga në duar Haxhiu kërkon që të mos filmohet
“Hiqe kameran ooo”, dëgjohet të thotë ai.
Laert Haxhiu është i dënuar me përjetë për vrasjen në 2017 në Lushnjë të Zamir Latifit e Jurgen Hoxhës.