E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

VIDEO/ I akuzuar për drogë, ekstradohet nga Madridi 30-vjeçari shqiptar

Është ekstraduar nga Madridi 30-vjeçari shqiptar, Fabion Gjoni i cili akuzohet për kultivimin dhe prodhimin e rreth 87 kg Cannabis, në një serë në fshatin Bardhaj, Shkodër.

Në vitin 2023, Gjykata e Shkodrës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në muajin tetor 2022, në afërsi të banesës së 30-vjeçarit, u zbulua një serë, ku ishin kultivuar bimë narkotike, ndërsa në afërsi të serës u gjetën rreth 87 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, në proces tharjeje.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›