E Martë, 3 Nëntor 2026

VIDEO/ Insekti gjigant “pushoi” mbi kraharorin e saj, reagimi i frikësuar i gazetares bën xhiron e rrjetit

Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë raportimit të drejtpërdrejtë të një gazetareje në Australi, e cila u bë virale në rrjetet sociale. Teksa raportonte, një insekt gjigant u shfaq mbi kraharorin e saj dhe aq mjaftoi që ajo të shpërqendrohej dhe frikësohej nga prania e gjallesës së panjohur.

Reagimi i saj ka bërë xhiron e rrjetit, ndërsa incidenti hedh dritë mbi çështjen me të cilën përballet Australia në këtë kohë. Rritja e pranisë së insekteve mund t’i atribuohet disa faktorëve mjedisorë, duke përfshirë ngjarjet e fundit të motit që krijuan kushte ideale për praninë e tyre.

Nga zonat rurale në qendrat urbane, kanë vërshuar një sërë insektesh, duke filluar nga ato të padëmshme deri tek ato tmerrësisht të frikshme./vizionplus.tv/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›