VIDEO/ Irani sulmon një rafineri nafte në Izrael

Irani ka kryer një sulm në rafinerinë e naftës në qytetin e Haifas në Izrael.
Ministri i energjetikës së Izraelit deklaroi se sulmi në Haifa nuk preku infrastrukturën jetike të rafinerisë dhe termocentralit që furnizohet prej saj. Ndërsa deri tani nuk ka informacione mbi dëme në njerëz.
Pas disa minutash pezullimi të çdo aktiviteti, njoftohet se puna ka rinisur me kapacitet normal dhe në zonë u rikthye energjia elektrike.
Ministria e Mbrojtjes së Mjedisit e Izraelit tha se mbeturinat e një rakete që u interceptua ranë në Haifa dhe po shqyrtohet si një incident me materiale të rrezikshme.