E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ “Je budallaqe? Je person budalla?”, Trump kapet me gazetaren

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u përplas ashpër me një gazetare duke e quajtur budallaqe, pasi vuri në pikëpyetje akuzën e tij ndaj administratës Biden për pranimin e të huajve në SHBA.

Gjatë konferencës për shtyp, gazetarja iu referua një raporti të Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë, ku thuhej se afganët e sjellë në SHBA kishin kaluar më herët nëpër proceset e verifikimit të Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe të FBI-së.

Ajo pyeti pse Trump vazhdonte të fajësonte administratën Biden.

“Sepse ata e lejuan të hynte. Je budallaqe? Je person budalla?”, u përgjigj Trump, duke shtuar se personi kishte ardhur në SHBA së bashku me “mijëra të tjerë që nuk duhet të ishin këtu”.

Përplasja solli tension në sallë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›