E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Jo vetëm nga foltorja, Berisha e Braçe debatojnë nga afër, deputeti socialist i shkon te karrigia

Një debat që ka shkuar përtej foltores ai mes kreut të PD-së Sali Berisha dhe deputetit socialist Erion Braçe. Në një moment, Braçe i ka shkuar Berishës tek ulësja e tij, mesa duket për të ballafaquar faktet.

Me mimika, por edhe me shifra të ofruara nga pajisjet elektronike dhe dokumentet, dy deputetët e dy kampeve kundërshtare kanë vijuar të debatojnë për naftën. Megjithatë duket se biseda ka qenë me tone jo të forta, pasi kreu i PD shfaqet duke qeshur.

Debati erdhi pas deklaratave të Braçes në foltore dhe replikave të Berishës për çmimin e naftës, taksat si dhe subvencionimin e naftës për fermerët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›