E Enjte, 5 Nëntor 2026

VIDEO/ Korçë, automjeti aksidenton një person që lëvizte me monopatinë

Një aksident është shënuar në afërsi të teatrit të Korçës, ku një mjet i ka zënë këmbën një kalimtari me monopatinë.

Mësohet paraprakisht se mjeti do të hynte në parkim, ndërsa një person me monopatinë ka kaluar para, ku ka mbetur i bllokuar në këmbë.

Do të ndërhyhet për të nxjerrë personin poshtë mjetit e për t’u dërguar në spital me ambulancë. Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›