E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Kryeministri Rama sërish ftesë protestuesve për dialog

Kryeministri Edi Rama ka përsërit thirrjen për dialog me protestuesit.

Në pamje shfaqen stola prej guri para Kryeministrisë, mbi të cilët janë vendosur fletë me mbishkrimin “DIALOG”, si simbol i ftesës së kreut të qeverisë për bisedime.

Publikimi vjen në një kohë kur protestat kundër qeverisë vijojnë, ndërsa protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.

Rama ka deklaruar se është i gatshëm të ulet në tryezën e dialogut me ata që dëshirojnë bisedime.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›